SAMIR ZEKIQI
I vetmi që nuk pushoi në derbi
4 March, 2017 @21:59
Basketbollisti i Trepçës, Samir Zekiqi, në fitoren e skuadrës së tij kundër Sigal Prishtinës, qëndroi në parket përplot 45 minuta.
Së bashku me vazhdimet, Zekiqi pushoi vetëm gjatë Time Out-ave, derisa e luajti tërë ndeshjen.
Edhe vëllau i tij Burim Zekiqi, luajti 42:28 minuta dhe së bashku me Jeremy Wise 41:01, ishin të palodhshmit e skuadrës sonte.
Trepça sonte e regjistroi fitoren e 13-të të stinorit, derisa i kanë 7 humbje deri më tani.