KAMPIONI NË GJYSMËFINALE
Ylli pa telashe në gjysmëfinale, tash e pret Peja!
9 April, 2023 @0:13
Në pjesën e dytë të ndeshjes Ylli ka treguar gjerësinë që e ka në ekip, duke krijuar dallim në rezultat, për të fituar ndeshjen ndaj Vëllaznimit që i takonte çerekfinales së PlayOffit të Superligës, për të bërë serinë 0-2 dhe kështu për të siguruar pritur një vend në gjysmëfinale.
Vëllaznimi i bëri ballë aq sa mundi kampionit aktual me vetëm gjashtë lojtarë në dispozicion, prej të cilëve pesë vendor, por në fund mbeti i mposhtur me 46 pikë dallim, në përfundimtaren: Vëllaznimi 80-126 Ylli [22-28, 27-30, 20-37, 11-31].
Bashir Ahmed ka shkëlqyer me 37 pikë të shënuara në fitoren e Yllit, ndërsa ka bërë edhe 3 asistime e 8 kërcime në ndeshje, kurse ëes ëashpun dha 20 pikë, 5 asistime e 4 kërcime në fitore. Lojë të mirë tregoi edhe Ardit Pepaj që dha 19 pikë, 7 asistime e 3 kërcime në fitore.
Te Vëllaznimi i huaji i vetëm i mbetur, Devin Johnson dha 25 pikë në përballjen që ishte e fundit për kuqezinjtë këtë stinor, ndërsa me 15 pikë ndeshjen e kreu Arbër Sinani.
Ylli me 2-0 ka mbyllë çerekfinalen pa humbje dhe ka siguruar gjysmëfinalen e PlayOffit ku do të ketë punë me Pejën. Në këtë seri, Peja ka përparësinë e terrenit vendas, ndërsa ndeshjet luhen në sistemin 1-1-1-1-1, ku finalist bëhet ekipi që arrin tre fitore së pari.