VENDIMI I KD
FFK ia heq tre pikë Besës
24 October, 2019 @10:14
Skuadra e Besës së Pejës ka pësuar një goditje në rrugëtimin e saj drejt kreut të Ligës së Parë.
FFK i ka hequr tre pikë ekipit pejan, pas Vendimit të Komisionit Disiplinor.
Vendimi është marrë më datë 18 tetor 2019, ndërsa obligimi i Besës daton që nga data 15 maj 2019.
“Për mosshlyerje të borxheve ndaj lojtarëve në ankimimin nga marrëveshja e lidhur më 27 shkurt 2019 për përmbushjen e obligimeve të mbetura, shlyerjen e borxheve të evidentuara dhe vërtetuara të periudhës kohore e deri në shkëputjen e tyre, në akordim të dyanshëm dhe nënshkrim të dyanshëm për plotësimin dhe respektimin e të njëjtave në afatin kohor deri më 15 maj 2019, dhe se e njëjta përkundër afateve plotësuese nuk gjeti përkrahje për tu zbatuar nga ane e KF Besa, bazuar në Neni 66. Paragrafi 1. të Rregullores Disiplinore sjell këtë VENDIM: KF Besa dënohet me marrjen e tri pikëve nga totali i pikëve të fituara deri më tani,” është thënë në njoftimin e FFK-së.
Me këtë, Besa nga pozita që jep shpresa për Superligë, ka rënë në pozitën e gjashtë të Ligës së Parë dhe tashmë do të duhet të konsolidohet mirë për të arritur elitën e futbollit për sezonin në vijim.