LIGA E FEMRAVE
10 ekipe, vetëm 3 transfere
15 September, 2017 @20:05
Pas mbylljes së afatit kalimtar, është bërë e ditur që në Superligën e Femrave në Basketboll janë kryer vetëm 3 transfere nga gjithsej 10 ekipet që janë licencuar për edicionin e sivjetëm.
Skuadra e vetme e përforcuar është KBF Prishtina, i cili në radhët e veta ka angazhuar tri basketbolliste nga skuadra e Penzës. Diedona Halitaj, Irma Konjusha dhe Edita Medunjanin janë basketbollistet që kanë kaluar te skuadra kryeqytetase këtë afat kalimtar.