Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DARDANËT

12-shja përfundimtare e Kosovës përballë Danimarkës

12-shja përfundimtare e Kosovës përballë Danimarkës


29 June, 2022 @10:39

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos, ka bërë publike dje 12-shen përfundimtare të basketbollistëve që do t’i dalin përballë Danimarkës nesër, për duelin e fundit parakualifikues drejt Eurobasketit 2025.

Ndeshja Danimarka - Kosova luhet më 30 qershor (e enjte) me fillim prej orës 19:00 dhe transmetohet direkt në Youtube.

Nga lista fillestare, prej kombinimit kanë rënë Valon Bunjaku, Mikaile Tmusic dhe Etnik Peci. Për dyshen e parë, FBK ka bërë të ditur se kanë lëndime. Ndërsa për Etnik Pecin nuk është thënë asgjë zyrtarisht.

Në anën tjetër, Erjon Kastrati ka pasur lëndim të mëhershëm, për të cilën gjë as që është ftuar në grumbullimin e parë.

Ndërkaq, lista përfundimtare e selekorit grek të Kosovës për ndeshje ndaj Danimarkës është:

Altin Morina, Amin Hot, Ardit Pepaj, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Fisnik Rugova, Gëzim Morina, Meriton Ismaili, Muhamedali Janjeva, Rron Ukaj dhe Samir Zekiqi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga