KBF VËLLAZNIMI - KBF PRISHTINA

13 fitore rresht
30 January, 2022 @16:59
Liderja e Ligës së Femrave, Prishtina, me dominim total e mposhti Vëllaznimin me rezultat 51-110.
Nga minuta e parë e deri në fund, epërsia ishte vetëm te Prishtina.
Më e dalluara te Prishtina ishte Sarah Mgbeike. Ajo kundër ish-skuadrës së saj shkëqeu me 37 pikë, 19 kërcime, 5 asistime e 5 bllokada, derisa u ndihmua edhe nga Agnesa Rrahmani me 20 pikë dhe Arbnore Përquku me 18 pikë e 7 asistime.
Te Vëllaznimi u veçuan, Rina Hoda e Kendra Williams me nga 14 pikë dhe Festa Bicurri me 11 pikë.
Kjo ishte fitorja e 13 rresht e Prishtinës në Ligën e Femrave dhe gjendet në krye të tabelës, kurse Vëllaznimi 3 fitore e 10 humbje gjendet në pozitën e pestë.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Bashkimin, kurse Vëllaznimi me Trepçën.