Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPONJAT

Tre mungesa te Peja para derbit në Mitrovicë

Tre mungesa te Peja para derbit në Mitrovicë


30 January, 2022 @16:04

Ekipi i Pejës që drejtohet nga trajneri turk Semsettin Bas, do të paraqitet në përballje ndaj Trepçës Minatori sot, me tre mungesa të konfirmuara nga vetë klubi.

Erdem Ilter, që është lënduar më herët, ndërsa tash kontingjentit të lënduarve në ekip i janë shtuar nga ndeshja e fundit edhe dyshja kryesore e skuadrës, Dardan Berisha e Stephen Maxwell.

Derisa Maxwell ka lënduar muskulin e këmbës dhe pritet të kthehet gjatë dy javëve në vijim, Dardan Berisha ka shpinën e lënduar dhe nuk është bërë i ditur ritkhimi i tij.

Përndryshe, Trepça pret Pejën sot në Minatori në përballjen që nis në ora 17:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga