DITARI NR. 11 @ RIO 2016

Kroacia-Serbia pritet të jetë çerekfinalja më interesante në basketboll të "Rio 2016"
25 finale sot
Shkruan: Luan MORINA
16 August, 2016 @12:04
E marta është dita më e ngarkuar deri tash në këto Lojëra Olimpike. Janë në program plot 25 finale, e për më tepër nisin garat finale edhe në sportet e fundit ekipore.
Pesë finale në atletikë – trehapëshi i meshkujve (14:50), disku i femrave (16:20), kërcim së larti për meshkujt (1:30), 1500m për fermat (3:30), dhe 110m për meshkujt në ora 3:45.
Edhe kajaku nuk vonon me katër finalet e para që nisin në ora 14:00. Në të njëjtën kohë nis edhe finalja e 10km not në ambient të hapur për meshkujt. Më vonë, në ora 23:00, në zhytje është finalja në 3m për meshkujt.
Për shkak të motit të ligë ishin anuluar garat në velim dje, dhe si rrjedhojë pritet që sot të jetë ditë edhe më e ngarkuar me katër finale në total. Në ora 19:00 nisin tri garat e fundit në gjimnastikë artistike, derisa në ora 0:30 është finalja ekipore e femrave në ping pong (Kina-Gjermania). Në mesnatë nis edhe finalja e fundit në peshëngritje, derisa boksi vijon me finalen e kategorisë së lehtë çerek ore pas mesnate. Dy finalet e fundit në mundje, në stilin greko-roman nisin në ora 22:30. Gjysmë ore më herët, nisin finalet e fundit në çiklizëm në palestër.
DITA E DJESHME dhe ORARET PËR SOT
E hëna ishte e mbushur me ngjarje të çuditshme në atletikë. Shenja e parë ishte shiu që binte në programin e mbrëmjes ku Brazili fitoi të artën. Fundi në 400m ishte diçka e rrallë në olimpiadat e fundit. Greqia, Holanda, e Korea Veriore janë vende që zakonisht nuk prisni ti shihni me të arta në gjimnastikë. Që të trija morën të artat dje. Japonia, Kina, Malajzia, e Indonezia vazhduan në gjysmëfinale në badminton.
Pas shumë matematike u përcaktuan çerekfinalet e meshkujve në basketboll ku të mërkurën presim duelin e zjarrtë ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. SHBA-të presin Argjentinën, Australia Lituaninë, derisa Franca e Spanja përcaktojnë rivalin e ardhshëm të SHBA-ve në gjysmëfinale.
Sot nisin çerekfinalet në sportet ekipore për femra. Në hendboll takohen: Brazili – Holanda (15:00), Spanja – Franca (18:30), Suedia – Norvegjia (22:00), dhe Rusia – Angola (1:30). Edhe në volejboll çerekfinalet e femrave nisin me Holandën që pret Korenë Jugore në ora 15:00. Japonia e SHBA-të përcaktojnë gjysmëfinalistin tjetër katër orë më vonë. Çerekfinalet tjera janë: Rusia – Serbia në ora 23:00 dhe Brazili – Kina në ora 3:15.
Në volejboll plazhi zhvillohen gjysmëfinalet. Në programin e mbrëmjes në ora 21:00 tek femrat takohen Brazili dhe Gjermania, e tek meshkujt Brazili pret Holandën. Në ora 4:00, finalistin e dytë tek meshkujt e gjejnë Italia dhe Rusia, ndërsa tek femrat Brazili dhe SHBA-të.
Femrat nisin edhe çerekfinalet në basketboll. Në ora 16:00, Australia pret Serbinë; në ora 19:30, Spanja -Turqia; në ora 23:45, SHBA – Japonia; dhe në ora 3:15, Franca – Kanadaja.
Në konkurrencë ekipore meshkujt zhvillojnë gjysmëfinalet në hokej: Argjentina - Gjermania (17:00) dhe Belgjika – Holanda (22:00). E në vaterpolo në program janë çerekfinalet: Hungaria – Mali i Zi (16:00), Serbia – Spanja (17:20), Brazili – Kroacia (20:10) dhe Greqia – Italia (21:30).
Dhe futbolli i femrave mëson finalistet. Në ora 18:00, Brazili pret Suedinë me Kosovare Asllanin. Finalisti tjetër përcaktohet në ora 21:00 kur Gjermania pret Kanadanë.