Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FTESAT E KOSOVËS U-20

26 basketbollistë të ftuar në grumbullimin e Kosovës U20

Foto: FBK

26 basketbollistë të ftuar në grumbullimin e Kosovës U20


Teksti: FBK

2 May, 2023 @16:05

Të mërkurën dhe të enjten do të organizohet grumbullimi i parë i Kosovës U20 te meshkujt. Grumbullimi do të zhvillohet në palestrën “1 Tetori” nga ora 12:00 deri në ora 14:00.

Në listën e gjerë janë ftuar 26 basketbollistë, në mesin e tyre edhe Albatrit Syla dhe Norik Binqe, të cilët do të bashkohen më vonë në grumbullime, për shkak të obligimeve që kanë në skuadrat e tyre. Përzgjedhësi i Kosovës U20, Dritëro Sefaja do të ketë mundësinë të shoh formën e lojtarëve para grumbullimeve të ardhshme.

Dardanët e rinj do të luajnë në Divizionin B, ku janë në Grupin C së bashku me Suedinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Lista e gjerë e Kosovës U20:

Adhurim Aliaj, Leurit Morina, Hajriz Hazeri, Jon Ukaj, Anes Gashi, Dardan Maxharaj, Jon Ismajli, Rinol Gashi, Paraart Zeqiri, Genc Zeqiri, Sokol Nila, Bledar Thaqi, Ergyn Rushiti, Norik Binqe, Olsi Kurtaj, Albion Imeri, Diant Maksuti, Visar Ejupi, Rron Dahsyla, Ajdan Kololli, Nart Llapashtica, Bardh Istrefi, Albatrit Syla, Genc Matoshi, Ardian Ibishi, Dion Sheqiri.


 
Të gjitha lajmet nga