PRISHTINA - PEJA

3-0 për Pejën, Prishtina kërkon fitoren e parë
7 March, 2021 @12:40
Xhiroja e 22 në Superligën e Kosovës në basketboll, mbyllet me derbin në mes të Pejës dhe Prishtinës.
Peja në këtë sezon nuk u mposhtë asnjëherë nga Prishtina në Superligë, derisa Prishtina e eliminoi nga Kupa e Kosovës skuadrën pejane në Final 8.
Që të dyja skuadrat para ndeshjes kanë zyrtarizuar trajnerët e ri të tyre. Peja rrugën e saj do ta vazhdojë me trajnerin Dragan Radovic, kurse Prishtina arriti
marrëveshje me ish-trajnerin e Vëllaznimit, Ljupcho Malinkov.
Peja gjendet në pozitën e katërt me 12 fitore e 9 humbje, kurse Prishtina aktualisht gjendet në fund të tabelës me 7 fitore e 14 humbje.
Ndeshja fillon nga ora 19:00.