KBF PENZA - KBF BASHKIMI

Cooper shkëlqen, Bashkimi ndalet pas 7 fitoreve rresht
7 March, 2021 @0:04
KBF Penza e ndali KBF Bashkimin pas 7 fitoreve rresht.
Penza e mposhti kundërshtaren pas vazhdimeve me rezultat 83-78.
Basktbollistja amerikane e Penzës, Gabrielle Cooper, shkëlqeu në këtë ndeshje. Ajo luajti me 23 pikë, 13 kërcime, 8 asistime e 7 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Ashile Howwell me 21 pikëdhe Valbona Bytyqi me 17 pikë të tjera.
Te Bashkimi u dalluan Jasmine Brunson me 16 pikë, Aisha Balarabe me 15 pikë e 17 kërcime dhe Irma Konjusha me 15 pikë e 9 kërcime.
Kjo ishte fitorja e parë sezonale e Penzës kundër Bashkimit në Ligën e Femrave.
Bashkimi e regjistroi humbjen e dytë të stinorit në Ligën e Femrave, megjithatë me 14 fitore gjendet në krye të tabelës, kurse Penza ka bilanc prej 10 fitoreve e 6 humbje në pozitën e katërt.
Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Trepçën, derisa Penza me Kastriotin.