Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Rifati: Ylli le ta dërgojë trajnerin në shtëpi

Rifati: Ylli le ta dërgojë trajnerin në shtëpi


6 March, 2021 @21:03

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, pas ndeshjes me Golden Eagle Yllin ku skuadra e tij fitoi me rezultat të thellë 76-92, dha deklaratë për televizionin transmetues duke e kritikuar homologun e tij nga ekipi kundërshtar, trajnerin turk të Yllit, Fatih Emre Gezer.

RAPORTI I NDESHJES

Rifati fillimisht duke komentuar ndeshjen, tha se fitorja kishte rëndësi të veçantë për të krijuar epërsinë në ndeshjet e ndërmjetme me Yllin, në mënyrë që të jenë të renditur më lartë në rast të pikëve të barabarta në tabelë.

“E kemi ditur që përballë e kemi një kundërshtar të cilin e kemi gëzuar dy herë në kampionat dhe sigurisht fitorja ishte opsioni i vetëm për ne, pasi që luftojmë për kreun e tabelës dhe çka është më e rëndësishmja, fitorja mbi 4 pikë na bjen në pozitë që edhe nëse në fund kemi pikë të barabarta me Yllin kemi përparësi, sepse në fund nuk shikohet koshaverazhi por shikohen ndeshjet direkte mes veti. Besoj që kemi zhvilluar ndeshje të mirë, por kjo akoma nuk është asgjë nga ajo që mund të bëjmë”, tha Rifati fillimisht.

Më tej, ai i kritikoi trajneri e Yllit, Fatih Emre Gezer, duke e cilësuar atë si pika më e dobët te skuadra e Yllit.

“Skuadrës së Yllit i dëshiroj sukses së pari, por sugjerimi im do të ishte që me “Turkish Airlines” sa më shpejt ta dërgojnë trajnerin e tyre në shtëpi, pasi që mendoj se ai është pika më e dobët e kësaj skuadre,” tha ndër tjerash ai.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga