Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FT: YLLI - PRIZRENI

Prizreni shkatërron Yllin, bëhet lider i vetëm në Superligë

Prizreni shkatërron Yllin, bëhet lider i vetëm në Superligë


6 March, 2021 @20:25

Ponte Prizreni ka fituar derbin e kreut të zhvilluar në Suharekë përballë Golden Eagle Yllit.

Ekipi i trajnerit Arbnor Rifati e ka blinduar pozitën e parë në tabelë duke e fituar këtë ndeshje me rezultat 76-92.

Efikasiteti i lartë sidomos nga tentimet për tri pikë, bëri që Ponte Prizreni të arrijë deri te kjo fitore e merituar.

Pjesa e parë e ndeshjes në fakt ishte më e baraspeshuar, ndërsa dallimi filloi të krijohej në pjesën e dytë dhe sidomos në çerekun e tretë, kur edhe mysafirët u shkëputën në rezultat.

Kwame Vaughn ishte koshashënuesi më i mirë tek fituesit me 23 pikë të shënuara, ndërsa kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Landon Taliaferro me 21 pikë dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e 14 kërcime.

Në anën tjetër, 22 pikët e Erjon Kastratit dhe 20 të Mitchell Wilbekin ishin të pamjafuteshëm për ekipin suharekas.Wilbekin dhe qendra Demetris Morant ishin dy basketbollistët e rikthyer nga lëndimi te skuadra e Yllit, por ndryshe nga i pari, qendra Morant u tregua jo aq i gatshëm për lojë, pasi takimin e mbylli me vetëm 2 pikë përgjatë 31 minutave sa qëndroi në fushë.

TABELA AKTUALE

Me këtë rezultat, Ponte Prizreni tani mbetet i vetmuar në krye të tabelës me 15 fitore dhe 7 humbje, derisa Golden Eagle Ylli renditet në pozitën e dytë me 14 fitore dhe 8 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga