LIGA E FEMRAVE

KBF Prishtina pëson vetëm 3 pikë në ç3, deklasohet Trepça
6 March, 2021 @23:42
Një fitore e lehtë dhe e pritur, është regjistruar nga KBF Prishtina ndaj KBF Trepçës me rezultat 107-34.
Vashat e Prishtinës e deklasuan vashat mitrovicase duke dominuar gjatë tërë kohën, derisa në çerekun e tretë pësuan vetëm 3 pikë.
Alexis Tolefree ishte më e dalluara me 21 pikë te Prishtina, kurse komplet skuadra arriti të shënojë së paku 2 pikë.
Te Trepça Allison Johnson me 28 pikë, pothuajse ishte e vetmja që luajti në parket.
Kjo ishte fitorja e 10 e stinorit për Prishtinën dhe me 6 humbje gjendet në pozitën e tretë, kurse skuadra mitrovicase gjendet në pozitën e fundit me 1 fitore e 15 humbje.