FOTIS TAKIANOS

Takianos: Nuk arritëm të sulmojmë siç duhet
6 March, 2021 @22:42
Trajneri i Rahovecit, Fotis Takianos, u shpreh i zhgënjyer pas humbjes së sotme të pësuar ndaj Vëllaznimit me rezultat 74-68.
Trajneri grek në deklaratën e tij pas ndeshjes tha se ekipi i tij nuk arriti të sulmojë sic duhet, derisa kundërshtari ishte ai i cili e përcaktoi ritmin e lojës.
”Çështja kyqe për mua ishte mënyra se si e filluam ndeshjen dhe ajo ishte paksa katastrofale se si e filluam, duke pasur parasysh që nuk ishim në gjendje të sulmojmë ashtu siç dëshironim. Nga e gjithë kjo situatë ne nuk arritëm ta mbajmë ritmin e lojës në duart tona sepse lojtarët kundërshtarë e caktuan ritmin dhe vendosën se kur të nisen dhe kur të ndalojnë.”
Takinos, ndër tjerash u shpreh i kënaqur për lojën në pjesën e dytë të Rahovecit, si dhe pranoi se ekipi i tij ka probleme në aspekt të komponimit pas ardhjes edhe të lojtarit të ri që debutoi në këtë ndeshje, qendrës Ed Daniel.
“Në pjesën e dytë kishim përpjekje të madhe duke arritur të kontrollojmë ritmin dhe të kthehemi në lojë. Kishim momente të shumta kur u afruam. Ne kemi probleme me kiminë tonë për shkak të lojtarëve të rinj, prandaj humbëm shumë gjatë ndeshjes, në veçanti në aspektin e bashkëpunimit të lojtarëve dhe kjo ishte edhe arsyeja se pse kishim shumë topa të humbur”, tha ai.