BRANIMIR PAVIC

Pavic: Kishim kundërshtar të fortë përballë
6 March, 2021 @22:19
Vëllaznimi me fitoren e sotme ndaj Rahovecit e regjistroi fitoren e tretë rresht në Superligë.
Trajneri i kësaj skuadre, Branimir Pavic, pas ndeshjes u shpreh se ndjehet i lumtur për fitoren e merituar, derisa pranoi që Rahoveci ishte një kundërshtar i fortë për ta.
“Ishte ndeshje e vështirë sot. Rahoveci është kundërshtar i fortë. Por mendoj se ne e kontrolluam ndeshjen në të shumtën e kohës dhe fituam me meritë. Ne luftuam, kishim disa kriza të vogla në lojë gjatë çerekut të katërt dhe të tretë, por në fund fituam dhe për këtë jam i lumtur”, tha ai.
Ndërsa lidhur me fitore e tretë rresht, pas atyre ndaj Prishtinës dhe Pejës, trajneri Pavic tha:
“Ne jemi poshtë në tabelë për momentin dhe po menojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ndeshjen e radhës do ta kemi me Ponte Prizrenin dhe do të shohim se si do të shkojnë gjërat”.