Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FATIH EMRE GEZER

Gezer: Ishim të lodhur fizikisht, lëndimet ndikuan në humbje

Gezer: Ishim të lodhur fizikisht, lëndimet ndikuan në humbje


6 March, 2021 @23:55

Trajneri i Golden Eagle Yllit, Fatih Emre Gezer, në deklaratën e tij pas ndeshjes me Ponte Prizrenin tha se skuadra e tij pësoi humbje për shkak se nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike.

RAPORTI I NDESHJES

“Pikë së pari skuadra ime provoi të bëjë diçka, por siç e dini edhe ju, kemi lojtarë të shumtë me lëndime, të cilët pranuan të luajnë edhe pse nuk ishin të gatshëm plotësisht dhe kishin vetëm një stërvitje. Njëkohësisht ne ishim tepër të lodhur për shkak se kundërshtari kishte një ditë më shumë kohë për të pushuar pasi që luajti ndeshjen e fundit në shtëpi, ndërsa ne ishim mysafirë. Këto nuk janë arsyetime për humbjen, por dua të them vetëm këtë anën time lidhur me ekipin tim. Fizikisht nuk ishim gati dhe ishim mjaft të lodhur”, tha ai.

Ylli në ndeshjen përballë Ponte Prizrenit pësoi me rezultat 76-92.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga