Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALA 1 - VËLLAZNIMI - BASHKIMI

+9 në “Shani Nushi”, Vëllaznimi shpreson finalen e Kupës!

Foto: FBK

+9 në “Shani Nushi”, Vëllaznimi shpreson finalen e Kupës!


15 January, 2025 @21:19

Në palestrën “Shani Nushi” të mbushur plot, Vëllaznimi e Bashkimi dhuruan një përballje mjaft interesante në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes tyre u mbyll 80-71 në të mirë të Vëllaznimit, rezultat i cili i jep Vëllaznimit një epërsi 9-pikëshe para ndeshjes kthyese në Prizren.

Pjesa e parë kaloi me luftë të fortë, e epërsi të lehtë mbante vazhdimisht Vëllaznimi, që në pushim mes pjesëve shkoi me rezultat 41-32.

SKEMA E KUPËS

Në çerekun e tretë, fantastik për Bashkimin e drejtuar nga Bledar Gjeçaj u tregua Mack Smith, i cili shënoi tre treshe radhazi në fund të këtij çereku. Në 10-minutëshin e fundit skuadrat hynë me rezultat të barabartë 59-59.

E në çerekun vendimtar të ndeshjes, më të mirë u treguan vendasit, që e fituan këtë çerek 21-12 dhe e mbyllën duelin me fitore.

Arian Azemi me 21 pikë, 5 kërcime e 3 asistime ishte fantastik te Vëllaznimi sonte, pa harruar edhe amerikanin Jericole Hellems me 20 pikë.

Te Bashkimi, Mack Smith ishte më i miri me plot 20 pikë (6 trepikësha), 5 kërcime e 3 asistime.

Kështu, ndeshjen kthyese që luhet më 29 janar, me epërsi e nis skuadra e Vëllaznimit.

Për të shkuar në finale, Bashkimi duhet të fitojë në Prizren me më shumë se 9 pikë epërsi. Sipas rregullores, nëse të dyja skuadrat e fitojnë nga një duel, tutje shkon ajo skuadër që ka koshdallim më të mirë.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës