Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA 1 - PRISHTINA - TREPÇA

Prishtina fiton duelin e parë, shkon në Mitrovicë me epërsi të lehtë

Foto: KB Prishtina / FB

Prishtina fiton duelin e parë, shkon në Mitrovicë me epërsi të lehtë


15 January, 2025 @20:57

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Prishtinës dhe Trepçës, fituese pas një fundi dramatik doli skuadra vendase.

Ndeshja e luajtur në kryeqytet përfundoi me rezultat 67-65, rezultat i cili bën që Prishtina të ketë epërsi 2-pikëshe para ndeshjes kthyese që luhet në Mitrovicë.

Befasisht, çereku i parë përfundoi 25-3 për Prishtinën. Gjithsesi, mitrovicasit dalëngadalë e gjetën veten, duke fituar dy çerekët e radhës 14-17 dhe 17-29, për ta ngushtuar rezultatin dukshëm.

Kështu, skuadrat në çerekun e fundit u futën me rezultat 56-49 në të mirë të Prishtinës.

SKEMA E KUPËS

Edhe çerekun e katërt e fituan mitrovicasit, por pamjaftueshëm për ta fituar edhe krejt takimin.

Rezultati ishte i barabartë deri 40 sekonda para fundit të ndeshjes. Në çastet vendimtare Mahalbasic i Prishtinës u tregua i saktë në dy gjuajtjet e tij të lira, e Trepça nuk shënoi në sulmin e saj, për t’u mbyllur kështu ndeshja me fitoren e Prishtinës.

Josh Nzeakor me 19 pikë e 5 kërcime ishte më i miri te Prishtina sonte, ndërkohë ndeshjen me double-double e mbylli Rasid Mahalbasic (13 pikë, 13 kërcime).

Te Trepça u veçua i zakonshmi Drilon Hajrizi me 21 pikë e 12 kërcime.

Ndeshja kthyese luhet pas dy javëve në Mitrovicë, e siç dihet, nëse Trepça e fiton lojën e dytë, që të shkojë në finale duhet ta mposhtë Prishtinën me më shumë se 2 pikë epërsi. Sipas rregullores, nëse të dyja skuadrat e fitojnë nga një duel, tutje shkon ajo skuadër që ka koshdallim më të mirë.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës