Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES SË DYTË TË SERISË FINALE

A do të kuptohet nesër ekipi i ri i Superligës?!

Leonard Mekaj, basketbollisti më me përvojë i Borës/ Foto: FBK

A do të kuptohet nesër ekipi i ri i Superligës?!


30 March, 2023 @13:54

Seria finale e PlayOffit të Ligës së Parë vazhdon nesër, ku më datën 31 mars me fillim prej orës 20:30 në palestrën e shkollës Don Bosko, Bora pret Istogun. Ndeshja e parë e serisë finale përfundoi me fitoren e Istogut 85-74 që mori epërsinë 1-0 në seri.

Tash, Bora do të kërkojë rikthimin e madh, për të përmbysur serinë duke kërkuar Superligën, por së pari do të duhet të shënojë fitore nesër mbrëma për të barazuar serinë e pas kësaj të shpresojë në rikthimin e madh si mysafir ndaj Istogut.

Bora vs. Istogu

Në anën tjetër, ekipi i drejtuar nga Fikret Shatri, përkundër telasheve të mëdha që po ua bën palestra e re e Istogut, do të kërkojë fitoren si mysafir për të siguruar Superligën “në hyrje” të Prishtinës.

Pra, në Superligë shkon ekipi që arrin dy fitore në serinë finale të PlayOffit të Ligës së Parë, duke u shpallë edhe kampion i ligës, ndërsa humbësi do të ketë mundësinë që të kërkojë Superligën përmes ndeshjeve të PlayOutit, ku ndeshet me Ponte Prizrenin.

Ndeshja e kthimit

E premte, 31.03.2023
20:30 Bora - Istogu
Palestra Don Bosko, Prishtinë. .


 
Të gjitha lajmet nga