A J WEST NUK IMPRESIONOI

BOROZANI/D.S.
A do të mbetet West?
17 February, 2016 @12:30
Përforcimi i fundit i KB Pejës, A. J. West, nuk ka impresionuar në fazën finale të Kupës së Kosovës, në përballjet e Final Fourit 2016.
West, që erdhi bujshëm te Peja, shënoi vetëm 5 pikë në përballje me Trepçën në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa në finale u paraqit vetëm 1 minutë në parket.
Alo-qendra në fjalë nuk është se është komponuar shumë me ekipin dhe atij do t’i duhet kohë për këtë, por a do t’ia jep rastin Peja edhe njëherë apo jo, mbetet të shihet në ditët në vijim.