Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMERIKANI I KATËRT NË EKIP

Adam Grant - përforcimi i radhës te Trepça

Adam Grant - përforcimi i radhës te Trepça


19 July, 2022 @9:38

Basketbollisti amerikan, Adam Grant, është ardhja e fundit te Trepça, që po mëton të ketë një stinor triumfues në të gjitha drejtimet në basketbollin vendor, por edhe të luftojë sa më shumë në FIBA Europe Cup - ku do të debutojë.

Grant 185-centimetra i gjatë së fundi ka qenë pjesë e ekipit nga Egjipti, Heliopolis, ndërsa bëhet amerikani i katërt në ekipin e minatorëve të drejtuar nga Ljubomir Minchev që është lajmëruar për edicionion 2022/23.

Në llogarinë e ekipit, Trepça shkroi shkurt:

“Adam Grant zbarkon në Minatori për një përvojë plot emocion. Welcome Adam.”

Grant 25-vjeçar gjatë vitit 2020 dhe më parë ka qenë pjesë e NCAA, ndërsa aty ka pasur mesatare prej 16.3 pikëve për ndeshje, 2.2 asistimeve dhe 3.1 kërcimeve përgjatë sezonit 2019/20 te ekipi i Bryant Bulldogs.

Derisa Trepça në FIBA Europe Cup do të tentojë të arrijë të debutojë suksesshëm, ku në ndeshjen e parë do të luajë ndaj Gottingenit gjerman, Grant pas Andrew Gordonit, Jahsim Floydit dhe Clevon Brownit - bëhet amerikani i katërt te minatorët, pa numërar vendorët në ekip që kanë vazhduar dhe dyshen e “peshkuar” nga KB Ylli, Erjon Kastrati e Mikaile Tmusic.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga