EDHE BECIRAGIC KALON NË "MINATORI"

Adis Beciragic duke u prezantuar te Trepça, me anëtarin e kryesisë, Besim Braha/ Foto: KBTrepça
Adis Bećiragić zyrtarzohet te KB Trepça
23 May, 2023 @12:11
Nënkampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës në basketboll, KB Trepça para pak çastesh ka bërë të ditur se ka angazhuar dy herë kampionin e Kosovës me KB Yllin, Adis Bećiragić.
Njoftimi erdhi vetëm disa ditë pasi u mbyll stinori, ku mitrovicasit humbën finalen e madhe ndaj Pejës krejt në fund dhe atë pas vazhdimeve, 3-2. Derisa Peja fitoi titullin e parë pas një dekade, Trepça tashmë 11 vjet nuk ka fituar titullin kampion. Edhe pse kryesisht ata fituan Kupë e Superkupë në proces, titulli duket të jetë ajo që me të vërtetë po e kërkon klubi.
“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë që Adis Bećiragić është trajner i ri i skuadrës sonë. Bećiragić është trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë i suksesshëm. Është edhe pëzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës. Mirë së vjen në familjen gjelbër e zi, z.Bećiragić,” ka shkruar njoftimi i KB Trepçës, botuar pak më parë.
Kujtojmë, në stinorin e kaluar prej Yllit te Trepça kishin kaluar dyshja e reprezentacionit të Kosovës, Mikaile Tmusic dhe Erjon Kastrati. Ndërsa kësaj radhe xehetarët ia “kapën” edhe trajnerin suharekasve.