MIFTARI
Florian Miftari, drejtor i Sigal Prishtinës, në konferencën e sotme për shtyp/ BOROZANI/D.S.
Afër edhe Kaçaniku
30 July, 2015 @12:38
Në konferencën e sotme për shtyp të Sigal Prishtinës, drejtori sportiv i ekipit, Florian Miftari, ka bërë të ditur se shumë shpejtë pritet që të finalizohet edhe marrëveshja me Yll Kaçanikun.
“Sot ua sollëm Gëzim Morinën, ndërsa jemi kah finalizimi i marrëveshjes me basketbollistin Yll Kaçaniku, që besoj të jetë përforcim i radhës i ekipit tonë,” ka thënë Miftari sot.
Kaçaniku luan në Turqi, së fundi ka luajtur për Usaksporin. Aty 30 vjeçari që ka qenë edhe më parë pjesë e Sigal Prishtinës, ka pasur mesatare prej 8 minutave për ndeshje, ku ka regjistruar 1.9 pikë, 0.4 asistime dhe 0.8 kërcime.
Me sjelljen e Gëzim Morinës, Gjorgji Cekovskit dhe paralajmërimit të Kaçanikut, Sigal Prishtina po mëton të bëj një ekip të fuqishëm për të garuar në BIBL, Europe Cup dhe Superligë.