SIGAL PRISHTINA
Gëzim Morina, gjatë prezentimit të tij sot si lojtar i ri i Sigal Prishtinës/ BOROZANI/D.S.
Prezentohet Gëzim Morina
30 July, 2015 @12:29
Kampionia e Kosovës dhe e ligës ballkanike, Sigal Prishtina, sot ka prezentuar përforcimin e ri të skuadrës, Gëzim Morinën.
Morina, 22 vjeçar, luan në pozitën e qendrës dhe alo-qendrës, derisa është rritur si basketbollist në Slloveni ku ka arritur sukses të madh me Heliosin.
“Jam i lumtur që kam arritur marrëveshje me Sigal Prishtinën. Ka qenë ëndërr e imja të luaj dikur këtu dhe tani po paraqitet rasti në një moment të mirë për të dytë,” ka thënë ndër të tjera Morina në konferencë për shtyp sot.
Mesatarja e pikëve të tij në stinorin e kaluar në ligën sllovene ka qenë 9.4 pikë për ndeshje, 5.6 kërcime dhe 1.1 asistime.
Ai është përforcimi i dytë zyrtar i Sigal Prishtinës në këtë stinor pas maqedonit veteran Gjorgji Cekovski.