PEJË

Kështu hyn Peja në Superligë
29 July, 2015 @8:52
Peja duhet të kthejë 2 mijë euro borxhin ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës, për t’u nominuar për BIBL stinorin që vjen.
Kjo nuk duket të jetë problem për verdhezinjtë e Pejës, derisa kreu i klubit, Art Gashi, ka bërë të ditur se Peja po shikon mundësinë e kthimit në Superligë përmes Kuvendit të Rregullt të Punës.
“Përmes Kuvendit të Rregullit, përfaqësuesit e skuadrave nënshkruajnë peticionin për rikthimin e Pejës në Superligë, ajo futet në rend të ditës dhe pastaj hidhet në votim,” ka thënë Gashi, transmeton Tribuna Channel sot.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vendet e rajonit dhe është opcion real për kthimin e verdhezinjëve në Superligë. Gjithçka pritet të qartësohet muajin e ardhshëm, më saktësisht kah mesi i gushtit.
Peja është rrëzuar në një nivel më të ulët të garave nga FBK, pasi që kishte lënë ndeshjen finale të Play-Offit në gjysmë ndaj Sigal Prishtinës.