MEDIA

Stanimir Marinov në ndeshjen Balkan-Prishtina, me fanellë të Balkanit/ BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Fundori bullgar, afër Prishtinës
29 July, 2015 @8:19
Organizatori i lojës së përfaqësueses bullgare, Stanimir Marinov, është pranë Sigal Prishtinës, shkruan Koha Ditore në numrin e sotëm të saj.
Sipas burimeve të gazetës, thuhet që kampioni i Kosovës dhe BIBL, Prishtina, është në bisedime të avancuara me lojtarin në fjalë dhe marrëveshja është shumë pranë arritjes.
Marinov, së fundi ka qenë pjesë e ekipit Cherno More të Bullgarisë, ku ka pasur mesatare 11.9 pikë, 4.4 asistime dhe 3.2 kërcime.
Fundori 23 vjeç, ka luajtur disa herë kundër Prishtinës në Balkan League, derisa ka qenë pjesë e Balkanit të Botevgradit, derisa ka luajtur gjithashtu edhe për Levskin e Sofjes.