NDËRKOMBËTARIZIMI

BOROZANI/Lis Dorambari
Dritë, edhe për basketbollin femror
27 July, 2015 @23:11
Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur sot se ajo është kontaktuar nga liga rajonale e basketbollit të femrave, WBFAL.
Këtu, do të kenë mundësinë që të paraqiten ekipet e basketbollit femror të Kosovës, ndërsa FBK do të njoftojë klubet e femrave me kushtet e pjesëmarrjes në këtë ligë të martën, nesër, dhe do të caktojë afat prej 72 orësh për shprehje të interesit për pjesëmarrje.
WBFAL, është Liga e Adriatikut për basketbollin femror dhe kryesisht marrin pjesë ekipet malaziase, boshnjake dhe ato kroate.
Sidoqoftë rezultati i pjesëmarrjes apo jo të ekipeve femrore që janë në krizë shumë më të madhe se ato të meshkujve, kjo nuk do të jetë hera e parë për një ekip kosovar në gara ndërkombëtare, pasi që thuajse një dekadë më parë Universiteti i Prishtinës, kishte marrë pjesë në Trocal League, duke arritur në katërshen më të mirë.