EDICIONI I RI

balkanleague.net
Kozuvi vazhdon zyrtarisht në BIBL
25 July, 2015 @20:17
Kozuv, skuadra maqedonase, që humbi në gjysmëfinale të stinorit të kaluar në Balkan League nga Prishtina - ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në Balkan League edhe për stinorin e radhës.
Ky është stinori i katërt me radhë për Kozuvin në këtë garë, ndërsa gjysmëfinalja e stinorit të kaluar ka qenë suksesi më i madh i arritur i klubit nga Gjevgjelia në BIBL.
Kozuv këtë stinor do të udhëhiqet nga ish trajneri i Bashkimit të Prizrenit dhe Pejës, Boban Mitev.