MITROVICË

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Shtyhet protesta e Torcidës
28 July, 2015 @15:37
Në një takim të mbajtur sot në zyret e Komunës së Mitrovicës, është rënë dakord që të shtyhet protesta e paralajmëruar e Torcidës lidhur me vonesat e pafundme të renovimit të palestrës Minatori.
Në këtë takim, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës i ka premtuar kryetarit të tifozërisë mitrovicase, Genc Voca, se nëse brenda 60 ditëve sa ka premtuar Bashkimi Europian nuk kryhen punimet dhe palestra të jetë gati, atëherë edhe ai vetë do të jetë pjesë e protestës, pas këtij afati, ka bërë të ditur Mitrovica Press sot.
Palestra Minatori ka hyrë në vitin e tretë të punimeve për renovimin e saj dhe të gjitha ekipet e sporteve në palestra nga Mitrovica, po duhet të gjejnë zgjidhje tjetër, të lodhshme, joadekuate dhe kushtuese.
Në anën tjetër kjo ka ndikuar edhe në uljen e tifozërisë në ndeshje, pasi që shumica nuk po mund të udhëtojnë për shkak të kushteve materiale.