RISI

Çast nga ndeshja e Final Four të fundit të BIBL, ndërmjet ekipeve bullgare, Levski-Balkan/ BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Ekip i ri bullgar në BIBL
29 July, 2015 @8:31
Klubi i Basketbollit nga Stara Zagora e Bullgarisë, Beroe, do të jetë pjesëmarrëse e re e Balkan League, ka bërë të ditur faqja zyrtare e kësaj lige.
Pas bisedimeve që ka pasur drejtori i BIBL, Shay Shtriks, me kreun e këtij qyteti, është rënë dakord që për të mirën e basketbollit, Beroe të merr pjesë në edicionin e ardhshëm të BIBL.
Përveç Beroes nga Bullgaria, edhe Bashkimi i Prizrenit, pritet të debutojë këtë stinor në Balkan League.