Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFAQËSUESJA

Agjenda e Kosovës para ndeshjeve kualifikuese

Agjenda e Kosovës para ndeshjeve kualifikuese


Teksti: FBK

19 November, 2017 @17:12

Përfaqësuesja A e Kosovës më 20 nëntor (e hënë) me fillim nga ora 10:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do ta mbaj stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve katër ditore për Dritarën e Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

GRUPET DREJT KINA 2019

Siç dihet, ndeshjen e parë, Kosova do ta luajë si nikoqire kundër Lituanisë.

Stërvitja e paradites së ditës së hënë do të jetë e hapur për mediat e interesuara në 10-15 minutat e para.

LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR

Përfaqësuesja jonë prej 20 deri më 23 nëntor do të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në ditë, derisa në ditën e ndeshjes, Kosova do ta mbaj një stërvitje në orët e paradites.

Në anën tjetër, Përfaqësuesja e Lituanisë do të arrij në Prishtinë më 23 nëntor, ndërsa do ta zhvilloj vetëm një seancë stërvitore dhe atë në ditën e ndeshjes në orët e paradites.

LISTA E LITUANISË

Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë do të zhvillohet më 24 nëntor me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe i takon Grupit C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Një ditë pas kësaj ndeshje, Kosova do të udhëtoj për në Debrecen për t’u përballur me Hungarinë në ndeshjen e dytë kualifikuese. Ky takim do të luhet më 26 nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga