HAWKS - CELTICS

Foto: nba.com
Seria ngritet në 15 fitore
19 November, 2017 @10:18
Skuadra më në formë në NBA, Boston Celtics, duke e mposhtur Atlanta Hawksin me rezultat 110-99, e regjistroi fitoren e 15-të me radhë.
“Keltët” ishin në disavantazh prej 16 pikëve, kurse këndellja nuk u vonua dhe kështu erdhi fitorja në “Philips Arena” të Atlantës.
Kyrie Irving, përsëri ishte i disponuar për ndeshje. Ai luajti me 30 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Jaylen Brown me 27 pikë të tjera.
Te Atlanta më i dalluari ishte gjermani Dennis Schroder me 23 pikë e 9 asistime.
15 fitore e 2 humbje është bilanci i Bostonit pas 17 ndeshjeve të zhvilluara.