YLLI - TREPÇA

BOROZANI/ Arkiv
Ylli shkëlqen në pjesën e dytë, kap vendin e tretë
16 November, 2017 @20:46
Në takimin mbyllës të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll, skuadra e Yllit arriti ta mposhtë Trepçën me rezultat 98-91. Borozani.com
Skuadra e drejtuar nga trajneri Denis Bajramovic, në pjesën e parë ishte në disavantazh prej -2 pikëve, derisa në pjesën e dytë, suharekasit kaluan në epërsi dhe kështu e vazhduan deri në fund të ndeshjes.
Më të dalluarit te Ylli ishin Michael Harmon me 30 pikë dhe Artin Gashi me 28 pikë dhe Altin Morina i cili luajti me double-double me 13 pikë e 10 asistime, derisa te Trepça nuk mjaftuan 28 pikët e Julian Hyden dhe 26 pikët e Mark Williamsit.
Pas 10 xhirove, Ylli ka bilanc prej 6 fitoreve e 4 humbjeve dhe gjendet në pozitën e tretë me 16 pikë të grumbulluara, ndërsa kjo ishte humbja e 8-të e Trepçës.