PJESA E PARË: YLLI-TREPÇA

BOROZANI/A.P.
Epërsi e Trepçës në Suharekë
16 November, 2017 @19:42
Ardhja e dy amerikanëve, ka këndellur Trepçën, që tashmë duket një ekip krejt tjetër nga ai i nismës së stinorit.
Mitrovicasit pas një luftë të madhe kanë arritur që të përmbyllin pjesën e parë në epërsi ndaj Yllit në 13 qershori të Suharekës.
Mark Williams me 15 dhe Julian Hyden me 11 pikë të shënuara janë lojtarët që po udhëheqin Trepçën në lojë.
Ndërsa te Ylli, Mike Harmon me 21 dhe Artin Gashi me 14, kanë thënë fjalën kryesore në ekipin e tyre përgjatë 20 minutave të para të lojës.
Pjesa e parë u përmbyll me rezultat 45-47 në të mirë të Trepçës. Çereku i parë përfundoi 21-19 në të mirë të Yllit, ndërsa i dyti 24-28 në të mirë të ekipit mitrovicas.