PJESA E PARË: BASHKIMI-RAHOVECI

BOROZANI/ A. Gashi
Rahoveci as 10 pikë për çerek ndaj Bashkimit
15 November, 2017 @19:42
Skuadra e Rahovecit ka përmbyllur dobët pjesën e parë të ndeshjes ndaj Bashkimit. Vreshtarët nuk kanë arritur të shënojnë as 10 pikë për çerek në pjesën e parë të ndeshjes, për të mbyllur 20 minutëshin me rezultat 53-16 në të mirë të Bashkimit.
Samir Zekiqi shkëlqeu në çerekun e parë të ndeshjes. Mitrovicasi shënoi 2 nga 3 tentimet për tre pikë, ndërsa 100% ishte i saktë për dy pikë, duke shënuar në total 15 pikë në 10 minutat e para të ndeshjes.
Mikaile Tmusic regjistroi 4 asistime vetëm në çerekun e parë të ndeshjes, ndërsa Jamir Hanner shënoi 10 pikë, me 100% saktësi për dy pikë, për 10 minutëshin e parë, Bashkimi 34-7 Rahoveci!
E në çerekun e dytë, rezultati u bë 19-9 për mbylljen e pjesës së parë me 37 pikë epërsi në të mirë të ekipit prizrenas.