PEJA - BOREA
BOROZANI/ Arkiv
Qallaku 41p, Peja fiton derbin lokal
15 November, 2017 @18:24
Peja arriti një fitore shumë të rëndësishme kundër skuadrës së Boreas me rezultat 102-91.
Peja ishte në disavantazh në pjesën e parë të ndeshjes, derisa në pjesën e dytë verdhezinjtë përmbysën rezultatin.
Arian Qallaku shpërtheu me 41 pikë e 9 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Leonard Mekaj, i cili për dy kërcime ishte larg shifrave magjike triple-double (19 pikë, 11 asistime dhe 8 kërcime).
Te Borea, më të dalluarit ishin Shpend Gashi me 35 pikë e 8 asistime dhe Sami Hajzeri me 33 pikë të tjera, por nuk mjaftuan për fitore.
Peja tani ka bilanc prej 5 fitoreve e 5 humbjeve, kurse Borea e regjistroi humbjen e 8-të pas 10 xhirove të zhvilluara.