BELFIUS-DEMIR

Fotot: fibaeuropecup/17-18
Demir mposht Belfiusin, Prishtina bie në pozitën 3
14 November, 2017 @22:50
Skuadra favorite e Grupit G të FIBA Europe Cup, Demir Insaat, ka mposhtur sonte Belfius Mons-Hainautin belg me 5 pikë dallim për të marrë lidershipin e grupit.
64-69 përfundoi takimi në të mirë të ekipit turk, që dallimin kryesor e bëri në çerekun e parë, kur kapi dallimin prej 5 pikëve.
Më pas, ndeshja ka qenë krejtësisht e barabartë, ku çereku II përfundoi 11-11, i treti 17-18 ndërsa i fundit 21-20, për përfundimtaren 64-69, që u krijua nga epërsia e çerekut të parë, 15-20.
C. Wright me 19 pikë ka qenë më efikasi te ekipi nga Stambolli, ndërsa u dallua edhe E. Kairys me 13 pikë për 20 minuta sa ishte në fushë.
Te belgët vendas, 16 pikët e T. Demps dhe 14 të tjera nga C. Jones Jr nuk mjafuan për më shumë.
Demir Insaat tash merr vendin e parë të Grupit, ndërsa në pozitën e dytë renditet Belfius, kurse Prishtina bie në pozitën e tretë.
Sigal Prishtinës tash i nevojitet patjetër fitorja në xhiron e fundit ndaj Demir Insaatit, si dhe duhet të shpresojë në humbjen e Belfiusit për të kërkuar kalimin tutje.
TABELA AKTUALE E GRUPIT G:
1 | Demir Insaat TUR | 4-1 | ||
2 | Belfius Mons-Hainaut BEL | 3-2 | ||
3 | Sigal Prishtina KOS | 3-2 | ||
4 | Khimik UKR | 0-5 |