DUELI I RADHËS

BOROZANI/ A. P.
Shtyhet, Bashkimi - Ibri
14 November, 2017 @12:15
Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Ibrit të Rozhajës në kuadër të xhiros së radhës së ligës ballkanike, është shtyer.
Njoftimin për shtyerjen e ndeshjes e ka bërë faqja zyrtare e BIBL duke shkruar se “për shkak të rrethanave të papritura” është shtyer kjo ndeshje.
Ndeshja Bashkimi-Ibri është dashur të luhej të enjten, më 16 nëntor 2017.
BIBL do të shqyrtojë kalendarin për të vendosur orarin e ri të ndeshjes.
Bashkimi deri tash në BIBL ka bilanc prej 1 fitoreje dhe 2 humbjeve, ndërsa Ibri i Rozhajës, ende nuk ka shijuar fitoren dhe ka 4 humbje.