TOP 10 @ GAMEWEEK 9

Julian Hyden, KBTrepça/ BOROZANI/A.P.
TOP10: Hyden i Trepçës, lojtari i xhiros IX
14 November, 2017 @14:29
Amerikani i Trepçës, Julian Hyden, është përzgjedhur basketbollisti më i mirë i xhiros së nëntë të Superligës, nga eurobasket.com.
29 pikët e tij bashkë me 9 kërcime dhe 5 asistime e bën lojtarin e javës së nëntë, në ndeshjen ku Trepça mposhti Kerasanin.
Pozitën e dytë e kapi Jamir Hanner i Bashkimit, që performoi me 19 pikë e 16 kërcime në fitoren e Bashkimit ndaj Boreas së Pejës.
Ndërsa të tretin vend e kapi Xavier Newson i Rahovecit, që luajti me 24 pikë e 9 kërcime në fitoren në derbi ndaj Yllit.
E tërë lista e TOP 10 lojtarëve më të mirë të xhiros së nëntë sipas Eurobasketit është në tabelën e mëposhtme.
TOP 10 performancat e javës në Superligë:
1 | Julian HYDEN | KB Trepça | ||
2 | Jamir HANNER | KB Bashkimi | ||
3 | Xavier NEWSON | KB Rahoveci | ||
4 | Mark WILLIAMS | KB Trepça | ||
5 | Urim ZENELAJ | KB Bashkimi | ||
6 | Maxim ESHO | KB Sigal Prishtina | ||
7 | Musab MALAJ | KB Trepça | ||
8 | Samir ZEKIQI | KB Bashkimi | ||
9 | Artin GASHI | KB GE Ylli | ||
10 | Kyle SOVINE | KB Rahoveci |