TERMINET E XHIROS SË DHJETË

BOROZANI/ A. P.
Xhiroja X: 3 ndeshje nesër, 1 pasnesër
14 November, 2017 @12:33
Superliga vazhdon në mesjavë.
Xhiroja e dhjetë e garës elite të basketbollit në vend nis të mërkurën, ku në program janë tre ndeshje, ndërsa të enjten luhet dueli i fundit i xhiros.
Të mërkurën, sipas orarit, takohen: 16:30 Peja - Borea; 19:00 Bashkimi - Rahoveci dhe 19:30 Kerasan Prishtina - Sigal Prishtina.
Ndërsa të enjten luhet ndeshja interesante ndërmjet Yllit dhe Trepçës që nis në ora 19:00.