PARA NDESHJES SË RËNDËSISHME

Foto: KBRahoveci/Facebook
Sovine largohet nga Rahoveci
15 November, 2017 @16:08
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Rahovecit në xhirot e para të këtij stinori, amerikani Kyle Sovine, është larguar nga skuadra e vreshtarëve.
Sovine, thuhet të jetë larguar për shkak të arsyeve familjare, ndërsa ai nuk do të jetë në duelin e sotëm që Rahoveci e zhvillon ndaj Bashkimit.
Njoftimin për largimin e Sovines në mëngjesin e sotëm e ka dhënë faqja zyrtare e Rahovecit në Facebook, ku edhe ka falenderuar lojtarin për kontributin e tij të deritashëm në Superligë për ekipin që po drejtohet nga trajneri Mark Rodiqi.
Në 9 xhirot e para të Superligës, sa ishte pjesë e ekipit Sovine ka pasur mesatare prej 17.6 pikëve për ndeshje, 11.8 kërcimeve dhe 1.6 asistimi.