BASKONIA - REAL MADRID

euroleague.net
Real Madrid u turpërua nga Baskonia
15 November, 2017 @11:35
Baskonia Vitoria Gasteiz mbrëmë në Euroligë turpëroi Real Madridin duke e mposhtur me 30 pikë dallim 105-75. Borozani.com
Duke luajtur në mënyrë ekipore, Baskonia e deklasoi gjigantin europian Real Madrid. Lojtari më i dalluar i ekipit ishte Rodrigue Beaubois me 15 pikë të shënuara, që u ndihmua edhe nga Marcelinho Huertas me 13 pikë të tjera.
Te madrilenët më i miri ishte i riu Luka Doncic me 18 pikë e 4 asistime.
Kjo ishte humbja e tretë rresht për Madridin, ndërsa fitorja e dytë për Baskonian.