VËLLAZNIMI - VUSHTRRIA

Foto: Vëllaznimi
Vushtrria triumfon në Gjakovë
16 November, 2017 @19:33
Në ndeshjen hapëse të xhiros së gjashtë, ndërmjet Vëllaznimit dhe Vushtrrisë, fituese doli skuadra mysafire me rezultat 62-85.
Vushtrria gjatë tërë ndeshjes ishte në epërsi dhe me lehtësi e mposhti Vëllaznimin me 23 pikë epërsi.
Kjo ishte fitorja e dytë e Vushtrrisë krahas 4 humbjeve që i kanë, sikurse Vëllaznimi, por me koshaverazh Vushtrria ngritet mbi skuadrën gjakovare.
Në xhiron tjetër, Vushtrria do të përballet me Kalanë, derisa Vëllaznimi me Prishtinën e Re.