LIGA E FEMRAVE

Penza deklason Vëllaznimin
18 November, 2017 @20:08
Penza në ndeshjen e luajtur në palestrën Shani Nushi në Gjakovë kundër Vëllaznimit, e mposhti kundërshtaren me rezultat të thellë 78-24.
Te Penza u dalluan, Arbnore Përquku me 21 pikë, Jeta Zeka me 20 pikë, Saranda Daci me 18 dhe Melita Luci me 14 pikë të tjera.
Vashat e Penzës e regjistruan fitoren e gjashtë të stinorit dhe ende janë pa humbje, kurse Vëllaznimi e regjistroi humbjen e katërt krahas 3 fitoreve që i kanë.