CSKA - FENER

Foto: euroleague.net
Vazhdimet përcaktuan fituesin në derbi
17 November, 2017 @21:57
Ndeshja fenomenale ndërmjet CSKA Moskës dhe Fenerbahçe, përfundoi në mënyrë të jashtzakonshme.
Kampioni aktual i Euroleagues Fenerbahçe, në pjesën e parë të ndeshjes luajti me mbi 10 pikë epërsi, por CSKA-ja arriti të këndellet dhe në pjesën e dytë e barazoi ndeshjen dhe krejt në fund për ta përcaktuar fituesin ndeshja u desht të shkojë në vazhdime.
NICOLO MELLI HERO NË SEKONDAT E FUNDIT
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 83-83, ndërsa gjatë vazhdimeve, në sekondat e fundit pas një depërtimi të jo të suksesshëm nga Brad Wanamakerit, italiani Nicolo Melli me një prekje në fund, shtyu topin drejt koshit, për t’ia sjellë fitoren Fenerit me rezultat 93-95.
JAN VESELY ME REKORD PERSONAL
Koshashënuesi më i mirë te Fenerbahçe ishte Jan Vesely me 31 pikë, që është rekord personal për çekun në karrierën e tij.
Te CSKA-ja u dallua Sergio Rodriguez me 20 pikë të shënuara.
BILANCI
Krahas humbjes, CSKA Moska gjendet në pozitën e parë në renditjen e Euroligës me 6 fitore e dy humbje, derisa kampioni aktual Fenerbahçe, e regjistroi fitoren e pestë.