REAL MADRID - UNICAJA MALAGA

Foto: euroleague.net
Real 30+ ndaj Unicajas, pas 3 humbjeve radhazi
16 November, 2017 @23:39
Skuadra e Real Madridit ka shpërthyer sonte në kuadër të Euroligës, pas tre humbjeve radhazi, duke e mposhtur rivalin spanjoll në këtë garë, Unicaja Malaga.
Në ndeshjen ku avantazhi i mbretërve rritej me minutat që kalonin, djelmoshat e Pablo Lasos triumfuan me 32 pikë epërsi, 89-57.
Jaycee Carroll me 17 pikë, qe më efikasi te Real Madridi sonte, që regjistroi fitoren e pestë pas 8 xhirove të zhvilluara.
Ndërsa atij i ndihmuan edhe Rudy Fernandez me 14 pikë dhe Luka Doncic me double-double prej 13 pikëve dhe 10 kërcimeve.
Unicaja që pas kësaj xhiroje ka bilanc 3-5, më të dalluarit sonte i kishte Alberto Diazin dhe Dragan Milosvaljevicin, me nga 10 pikë të shënuara secili, që kanë qenë edhe lojtarët e vetëm te ekipi i Joan Plazas me pikë dyshifrore.