ANADOLU EFES - PANATHINAIKOS

Foto: euroleague.net
Calathes me rekord, Panathinaikos triumfon në Stamboll
16 November, 2017 @23:21
Basketbollisti grek, Nick Calathes, ka luajtur ndeshjen ndoshta më të mirë të karrierës së tij, derisa i ka munguar vetëm një kërcim (29 pikë, 10 asistime, 9 kërcime), për të përfunduar duelin me triple-double, në natën ku Panathinaikos triumfoi në Stamboll, ndaj Anadolu Efesit.
E sigurta, Calathes ka shënuar rekord-pikë të karrierës sonte, duke shënuar 29 herë në koshin e kundërshtarit, derisa edhe treshja e tij, doli të jetë vendimtarja në përcaktimin e fituesit të duelit, pasi që në sulmin e fundit Anadolu Efes dështoi të shënonte, kur James Gist bllokoi Errick McCollumin.
Panathinaikos mposhti Efesin 82-81 në Sinan Erdem Dome të Stambollit dhe me këtë fitore ka përmirësuar bilancin në 5-3, ndërsa Anadolu Efes mbetet i fundit në renditje të Euroligës me bilanc 2-6.