OLIMPIA MILANO EA7

Foto: euroleague.net
Goudelock mbyll vitin
17 November, 2017 @9:32
Organziatori i lojës së Olimpia Milanos, Andrew Goudelock, ka mbyllur vitin 2017 sa i përket basketbollit.
I lënduar, Goudelock ka marrë lajmin e hidhur nga mjekët e skuadrës se do të duhet të pauzojë prej 5 deri në 8 javë për t’u shëruar.
PËRVOJA E GOUDELOCK DO TË MUNGOJË
EA7 Olimpia Milano kështu nuk do të mund të llogaris në ndihmën e amerikanit së paku deri në fund të këtij viti.
Goudelock luan me mesatare prej 14.3 pikëve për ndeshje në Euroligë, ndërsa ka 1.7 asistime dhe 2.7 kërcime për ndeshje gjithashtu si mesatare.
Andrew (191cm/ 1988v)u lëndua në përballjen e fundit të Milanos në disfatën ndaj Olympiacosit dhe është në fund të klasifikimit të Euroligës me bilanc 2-5.