DRITA - MEGASPORTS
BOROZANI/ Arkiv
Drita fiton me rezultat zyrtar!
19 November, 2017 @11:30
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Megasportsit, në kuadër të xhiros së gjashtë, në Ligën e Parë të basketbollit të Kosovës, ka përfunduar me rezultat zyrtar 20-0 në favor të Dritës.
Skuadra prizrenase Megasports, kishte udhëtuar në Gjilan me 8 lojtarë, derisa në skuadër duhet të jenë së paku 10 lojtarë, për këtë arsye delegati nuk ka lejuar të zhvillohet ndeshja.
Drita me këtë e pritet të regjistrojë fitoren e tretë ,krahas 3 humbjeve që i kanë, derisa në xhiron tjetër do të përballet me Lipjanin.